Elbasan – Tërmet 6 ballë, tronditen edhe qytetet e tjera

Llambro Duni, Shefi i Sizmologjisë në Institutin Kombëtar të Gjeoshkencave konfirmoi se tërmeti u regjistrua në orën 00.14 pas mesnate. Z.Duni tha se tërmeti u lokalizua 15 km në veriperëndim të Elbasanit në fshatin Shëngjin. Tërmeti ka zgjatur rreth gjashtë sekonda, dhe ishte i shkallës 4.0 Rihter dhe me intensitetin deri 6 ballë. Tërmeti u ndje deri në Tiranë dhe në të gjitha fshatrat, në Elbasan, Cërrik, Librazhd, Përrenjas e deri në Pogradec. Tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës por edhe në Rrogozhinë, Fier e deri në Berat. Nga të dhënat që ka mbledhur deri tani Instituti Kombëtar i Gjeoshkencave, nuk ka denoncime për dëme materiale, por në orët e mëngjesit pritet të merren të dhëna më të plota. Ndërkohë paniku ka përfshirë njerëzit. Në momentet që u ndje tërmeti, shumë njerëz dolën në rrugë, sidomos ata që jetojnë në pallatet e reja shumëkatëshe.

Advertisement