Elbasan – Rama, do të krijojmë sistem universal shëndetësor

Partia Socialiste po i mëshon idesë së krijimit të një sistemi universal, shëndetësor pasi sot gjysma e popullsisë është e pambuluar me këtë shërbim. Shefi i socialistëve tha se mekanizmi i financimit do të sigurohet në legjislacion organik të buxhetit me qëllim që të mos jetë peng i buxhetit vjetor. Ajo që i vjen në ndihmë kësaj ideje është krijimi i një fondi shëndetësie. Rama preku dhe gjëndjen e rëndë të spitaleve për shkak të mungesës së barnave. “Ajo që ne do të bëjmë do të jetë furnizimi i rregullt i spitaleve me barna duke ndryshuar rrënjësisht sistemin e prokurimeve dhe duke zgjeruar në mënyrë të ndjeshme listën e barnave të rimbursueshme”, u shpreh Rama.

Advertisement