Ai tha se PSD-ja synon një rritje ekonomike që do të kapë ritmet e 7% dhe ky është një motiv pse duhet votuar për këtë parti. “PSD ka një rol përcaktues në fitoren e qershorit, sepse cdo votë për PSD-në nuk shkon dëm, është votë për fuqizimin e PSD-së, është votë për fuqizimin e së majtës, votë për qeverisje më të qëndrueshme dhe të ndershme në 4 vitet e ardhshme, është votë për fitoren e përbashkët me PS-në”, deklaroi Gjnushi.