Kryeministri ndërsa prezantoi projektin fitues nga tre të tillë që ishin në garë, theksoi se kjo rrugë do të realizohet me katër korsi dhe do të jetë me tunel. “Kostoja e kësaj rruge është tre herë më e lartë se alternativat e tjera, ndërkohë që është distanca më e shkurtër mes dy qyteteve. Infrastruktura mbetet fuqia e ndryshimit dhe është pikërisht ky projekt që do ta fuqizojë ekonomikisht Elbasanin”, u shpreh Berisha. Projekti parashikon që autostrada të jetë e gjatë 31.17 kilometra, me 4 korsi, 7 mbikalime dhe 3 nënkalime.