Automjeti i Vasilit mësohet të jetë përplasur me një automjet me targa kosovare, dhe nga ky aksident ka mbetur i plagosur një person i cili mësohet të ketë qenë në automjetin e ministrit. Pavarësisht se i plagosuri nuk ka marrë dëmtime serioze, ai është dërguar drejt spitalit për tu vënë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.


