Elbasan – Përfundon numërimi në Gramsh

Numërimi i votave në këtë KZAZ ka nisur rreth orës 01.00 të mëngjesit të së hënës dhe ka kaluar pa incidente. Sipas shifrave të kësaj KZAZ-je në Gramsh ka fituar PS me 6505 vota kundrejt PD me 3816 vota. LSI ka dalë si forcë e tretë me 1166 vota. Në bashkinë e Gramshit u thirrën për të votuar 25.077 zgjedhës në 97 qendra votimi. Në votime morën pjesë 52% e zgjedhësve. Në Qarku i Elbasanit funksionojnë gjashtë KZAZ, ku deri tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave në dy prej tyre, në Peqin dhe në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare në KZAZ-në e Peqinit, të cilave I është referuar ATSH, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton është në avantazh ndaj Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj.

Advertisement