Leskaj është ndalur tek problemet e fermerëve duke u premtuar banorëve të kësaj zone të harruar nga kjo qeveri në ikje, se pas 28 qershorit do ti kushtohet një vëmëndje më e madhe fshatit nga ana e shtetit. “Është bërë një program, i cili fillon me kartën sociale dhe është një revolucion. Ky është një element shumë i rëndësishëm që çdo shtetas i këtij vendi të ketë një kartë sociale ku pavarësisht nga gjendja ekonomike apo sociale të ketë disa përfitime bazë të nevojshme për një jetë normale, ne do të 4-fishojmë ndihmën ekonomike, sepse ndihma ekonomike sot është një lëmoshë e cila nuk të jep as gjysmën e minimumit jetik. Ne do të zgjidhim problemin e tregut, sepse nuk mund të ketë biznes agrarë dhe nuk mund të zhvillohet familja fermere. Nuk mund të zhvillohen fermat nëse nuk është zgjidhur problemi i magazinimit dhe problemet e tjera që ka nevojë për të dalë në treg”- u shpreh Leksaj në fjalën e saj drejtuar banorëve të zonës.