Elbasan – Leskaj, do qeverisim për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët

“Padyshim, që arsimi është pikënisja jonë e zhvillimit të shoqërisë, është kjo arsyeja që ne do ta rrisim arsimin, është kjo arsyeja që arsimi në programin tonë është prioritet. Ne do ti japim më shumë fonde këtij sektori, për të sjellë dinjitetin tek profesioni i mësuesit, për të sjellë dinjitetin e shkollave tona, për të bërë vërtet shkollat tona vende të dijes” u shpreh Leksaj. Sipas saj, diferenca e PS-së është në vizion, është në koncept, dhe ndahet në mënyrat e të bërit të gjërave. “Ata bëjnë qeveri për veten dhe për familjen e tyre, ne mendojmë të qeverisim për arsimim, për të rinjtë dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ne mendojmë për ju, ne kujdesemi për rininë, ne kujdesemi për gratë, ne do të kujdesemi për të moshuarit, ne do të kujdesemi për çdo fëmijë” shtoi më tej Leskaj.

Advertisement