Elbasan | Arvizu shpreh shqetësim për incidentet e fushatës: vini në qendër të vëmendjes qytetarin

alt

Ambasadori Arvizu ndodhej në Elbasan për t’u njohur me planin për zhvillimin e qytetit, ku u takua edhe me kryetarin aktual të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinin, i cili rikandidon për këtë post në zgjedhjet vendore të 8 Majit, nën siglën e koalicionit “Aleancës për të ardhmen”. Ambasadori amerikan shprehu shqetësimin për incidentet e ditëve të fundit që po cënojnë qetësinë e fushatës elektorale. Arvizu u ka bërë thirrje kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit që të vënë në qendër të objektivave të tyre qytetarin. Ambasadori Arvizu apeloi që palët të bëjnë përpjekje dhe të angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në 8 Maj. Në këtë kontekst ai i kërkoi edhe KQZ-së që të luajë rolin e saj në zbatim të ligjit. Ai kërkoi gjithashtu nga qeveria që të bëjë përpjekje për transparencën e zgjedhjeve të 8 Majit, duke theksuar se përpjekje duhet të bëjnë të gjitha palët e politikës shqiptare.

Advertisement