Elbasan – Arrestohet për posedim heroine

I zhvilluar në kuadrin e operacionit “Gracka”, aksioni policor rezultoi me arrestimin në flagrancë të tij, ku sipas burimeve policore, mësohet se i ndaluari është Daniel Hoxha, lindur dhe banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli personal i ushtruar në lokalin e tij në qytetin e Gramshit, i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me 28 paketa me doza heroine prej 4 gramësh, ndërsa në banesën e tij iu gjend një qese me heroinë, me peshë 86 gramë. Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të cilat parashikohen nga neni 283 i Kodit Penal.

Advertisement