Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Elbasanit sipas të cilave, i ndaluari quhet Ervin Hoxholli dhe është banues i këtij qyteti. Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se ai dispononte lëndë narkotike dhe në fakt kështu rezultoi pas kontrollit të tij fizik. Ndërkaq, bëhet me dijeni se gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjend edhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshe 147.2 gram. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Advertisement