Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “Arra e korrur” ka vënë në pranga shtetasit Selman Sulmina, Shefqet Hoxha dhe Ibrahim Sallja. Sipas burimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona i kanë grabitur prodhimin bujqësor shtetasit me iniciale D.D, 23 vjec, nga fshati Qafë Shkallë. Burimet saktësojnë më tej se grabitja konsistonte në rreth 200 kuintalë prodhim, që në treg do kapte vlerën e 15 mijë eurove.


