Ngjarja konfirmohet nga burimet policore sipas të cilave personat e ndaluar janë 31-vjeçari Gjergji Veroshi dhe Luço Deçani, 32 vjeç, që të dy lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit. Ata ishin shpallur në kërkim para disa ditësh pasi përballë ish-Kinoklubit të Elbasanit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me pistoletë 29-vjeçarin me inicialet J.P, banor i Elbasanit. Materialet iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente”, të cilat parashikohen nga nenet 76 , 22 e 278 të Kodit Penal.