Është ekzekutuar me armë zjarri reperi i njohur amerikan Lil Marlo. Mësohet se 30-vjeçari qëlluar për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në Atlanta.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë për aksident rrugor, por kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur 30-vjeçarin të qëlluar për vdekje me armë zjarri.
“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes”, ka bërë të ditur policia.
Lil Marlo nënshkroi me kompaninë Quality Control Music në vitin 2017.