Eksperti i kriminalistikës: Kujdes në sheshin ‘Skënderbej’, mund të bini pre e grabitjes me armë!

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një postimi në Facebook paralajmëron qytetarët e Tiranës që të bëjnë kujdes kur kalojnë në sheshin “Skënderbej”, pasi mund të bien pre e grabitjeve me armë.

Në postimin e tij Karamuço thekson se persona të armatosur kërcënojnë qytetarët dhe ju marrin portofolat dhe celularët. Ndërsa shton se vetëm gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy raste të ngjashme.

Advertisement

Postimi i Karamuços:
Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.