Përshëndetje njeri kurioz! E dimë pse klikove dhe s’po i biem gjatë: Egli dhe Gjesti i kanë bërë ‘unfollow’ njëri-tjetrit në Instagram!
Ja provat!


Me shumë gjasa, kemi një dramë të re në horizont, ose dyshja thjesht ka vendosur të mos ndiqet për arsye që s’kanë lidhje me ndonjë sherr.
Veprimi vjen pasi motra e Gjestit, Blerina “thumboi” Eglin në Instagram, duke e krahasuar me një gomar prej pellushi, pasi Egli kishte publikuar një video me një Labubu ngjyrë gri. Në video, Egli pyeste ndjekësit se “me kë u ngjante Labubu”.
Blerina u kundërpërgjigj, duke publikuar videon dhe pyeste një person që nuk shfaqet në kamera se çfarë është lodra që mban në dorë. Kur merr përgjigjen se lodra ishte “gomar”, Blerina ia kthen “si ca njerëz”.
Epo, mbase Egli s’i ka shumë mirë punët me gjithë familjen…


