Egjipti bombardon ISIS-in në Libi

Egjipti ka bombarduar ISIS-in në Libi disa orë pasi militantët publikuan një video ku ekzekutonin me prerje koke 21 egjiptianë të krishterë.

Televizioni shtetëror egjiptian tha se shënjestra të bombardimeve ishin kampet, vendet e stërvitjes dhe magazinat e armëve të ISIS-it.
Më parë, presidenti Abdel Fattah al-Sisi tha se Egjipti kishte të gjithë të drejtën për t’iu përgjigjur ISIS-it. Militantët e këtij grupi ndodhen në Libi, vend që për momentin është pa qeveri.
Ushtria egjiptiane tha se sulmet ajrore ndaj ISIS-it janë një “hakmarrje ndaj gjakderdhjes”.
“Ta marrin vesh të gjithë se egjiptianët mbrohen”, lexohet në komunikatën e ushtrisë, ku shtohet se të gjithë avionët që morën pjesë në aksionet e bombardimit janë kthyer në bazë.

Advertisement