Egjipt | Zgjedhjet më 27 prill

Egjipti, do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 prill, sipas një dekreti të presidentit Mohamed Morsi. Zgjedhjet parlamentare në Egjipt do të zhvillohen me një kod të ri elektoral, miratuar nga Dhoma e Lartë e parlamentit, Shura. Sipas dekretit, seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet më 6 korrik. Parlamenti egjiptian u shpërnda qershorin e kaluar, pasi gjykata vendosi që legjislacioni zgjedhor në vend ishte jokushtetues.

Advertisement