Egjipt | Thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve

Mohamed El Baradei, një prej liderëve kryesorë të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, ka bërë apel për të bojkotuar zgjedhjet elektorale të ardhshme në vend që janë planifikuar të organizohen në datën 27 prill, bënte të ditur rrjeti informativ panarab ”Al Arabiya”. ”Sot përsëris thirrjen time që kam bërë edhe më parë për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale të 27 prillit në Egjipt”, citohej El Baradei në njoftimin e publikuar nga Al Arabiya. ”Nuk do të marr pjesë kurrsesi në një akt të tillë pandershmërie që duket haptazi”, shtohej në njoftim, ku citohej mesazhi i publikuar në faqen e rrjetit ”Twitter” nga ish-kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohamed El Baradei.

Advertisement