Egjipt – Obama, nuk duam luftë me Islamin

“Amerika nuk do luftë me Islamin, por nuk do të lejojë ekstremistët që kërcënojnë sigurinë”, kështu është shprehur Obama në fjalimin e tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Islami nuk janë të vecuara, as konkurente, madje kanë parime të përbashkëta të tolerancës dhe dinjitetit të të gjithë qënieve. Në fjalimin e tij, Obama theksoi se SHBA-të nuk synojnë asnjë territor, bazë ushtarake apo burim nga Iraku dhe Afganistani, por do të vazhdojnë të qëndrojnë atje për sa kohë jeta e njerëzve të pafajshëm të jetë në rrezik. Po ashtu Obama premtoi edhe mbylljen e burgut të Guantanamos në fillim të vitit të ardhshëm. Duke folur për popullin hebre, Obama theksoi se ata janë persektuar në një mënyrë të paprecedentë, ndërkohë që premtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejnë shpinën aspiratës së palestinezëve për dinjitet.

Advertisement