Egjipt | Ndryshimet kushtetuese brenda dhjetë ditëve

Tuesday, December 16, 2025

Në një komunikatë të këshillit lajmërohej se një gjykatësi të njohur në pension i është kërkuar të formojë një komision që do të propozojë ndryshimet ligjore. Një ndër veprimet e para të Këshillit të Lartë Ushtarak pas marrjes në dorë të pushtetit pas dorëheqjes së Mubarak-ut, ishte pezullimi i kushteturës për një afat të pacaktuar. Gjithashtu, është bërë e ditur se amendimet kushtetuese do të miratohen vetëm pasi një referendum popullor të mbahet. Komisioni që do të propozojë ndryshimet përbëhet nga tetë juristë të rëndësishëm egjiptian, njëri prej të cilëve pjestar i grupit të Vëllazërisë Muslimane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -