Egjipt | Mubarak delegon pushtetin

Wednesday, December 17, 2025

 Suleiman në një intervistë televizive, menjëherë pas fjalës së Mubarak ka ftuar gjithë protestuesit egjiptianë që të ndalin manifestimet e të kthehen në shtëpitë e tyre. Ai tha se tashmë për Egjiptin “nisi historia”. Zv.presidenti egjiptian u zotua gjithashtu për një transferim pushteti paqësor e në bazë të ligjeve vendase. Uashingtoni dhe Brukseli shprehen të zhgënjyer nga lëvizja e Mubarak, por edhe të ‘coroditur’ pasi nuk po kuptojnë se kush e ka në të vërtetë që tani e tutje pushtetin në Egjipt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -