Edward Norton dhe e fejuara e tij, Shauna Roberts, janë bërë me djalë. Sipas “Us Weekly”, çifti ka sjellë në jetë djalin që para një muaji, por kanë arritur t’a mbajnë të fshehtë lajmin. Një burim ka thënë për revistën: “Edi është shumë i lumtur që është bërë baba”. Aktori amerikan ka qenë më parë i lidhur me Courtney Love dhe Salma Hayek. Ai dhe producentja kanadeze e filmave janë fejuar në vitin 2011, pas gjashtë vitesh lidhjeje. Edward Norton është bërë i famshëm sidomos me interpretimin e tij në filmin “Fight Club” të vitit 1999.
Edward Norton bëhet baba
Friday, December 5, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


