Will Ferrell është bashkuar me listën e yjeve në “Walk of Fame”.“është një moment thuajse surreal. Ky është një vend ku kam ardhur shpesh herë, edhe kur kam qenë i vogël, por nuk e mendon ndonjëherë se edhe emri jot do të jetë pjesë e kësaj shëtitoreje yjesh”, ka thënë aktori.
Mes personazheve prezent në ceremoni ka qenë edhe kolegu i tij John C. Reilly, i cili i ka kushtuar një poemë.
“Ndoshta një ditë, pas 50 vitesh, njerëzit do të ecin këtu dhe do të thonë ‘Kush është ky tipi?'”, ka thënë Reilly. “Në fakt, shpresoj mos të ndodhë kështu. Ky njeri meriton të gjithë lavdinë që po i japim sot.”

Advertisement