Edhe Tuna vrapon për autizmin

Edhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Altuna Sejdiu i është bashkangjitur nismës “Vrapo edhe ti për Autizmin’, e cila ka ftuar personazhe të njohur publikë në Kosovë që të kontribuojnë për këtë kauzë. Këngëtarja është shfaqur në palestër këtë mëngjes ku edhe ka blerë kuponin me numrin e saj personal me të cilin do të marrë pjesë në këtë maratonë, ku të ardhurat e grumbulluara nga ky event do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me probleme autike. Maratona starton në datën 26 Prill në Prishtinë dhe deri tani janë përgjigjur dhjetra personazhe të njohur. Duket se kësaj nisme i është bashkangjitur dhe i dashuri i këngëtares, Cozman i cili ka postuar në rrjetin kuponin që e lejon atë të vrapojë, këtë herë jo vetëm krah vajzës së tij të zemrës, por duke u bashkuar për një kauzë të madh sociale.

Advertisement