Deputeti Përparim Spahiu ka njoftuar sot vendimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të LSI, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që mbahen me 6 nëntor.
“Vendosa sot të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet t’i ndryshojmë në bashkëqeverisje”, ka njoftuar Spahiu në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Spahiu bëhet kështu kandidati i dytë që sfidon kryetarin aktual të LSI-së, Ilir Meta, pas njoftimit të profesor Shezai Rrokaj.