Edhe Papa ka një profil instagrami

Papa Francesku nuk është një Papë si gjithë të tjerët. Ai është shumë më modern, dhe këtë e tregon edhe fakti se ai ka një profil Instagrami.
Papa ka vendosur të bashkohet me rrjetin social në 3-vjetorin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
79-vjecari ka përdorur emrin Franciscus për profilin e tij.
Në postimin e tij të parë Papa ka shkruar: “Lutuni për mua”, ndërsa në profilin e tij shkruhet: “Dua të eci bashkë me ju në rrugën e mëshirës dhe butësisë së Zotit.”

Advertisement