Thashethemet për një fejesë të mundshme gjithnjë kanë qarkulluar për Cara Delevingne dhe të dashurën e saj St. Vincent.
Sipas raportimeve, pasi janë kthyer nga një udhëtim romantik në Paris, Cara është ulur në gjunjë për ti kërkuar dorën Annie Clark-ut.
Burimi i lajmit ka sqaruar: “E pashë shumë qartë që Cara ishte ulur në gjunjë dhe po i propozonte. Ishte një moment shumë prekës. Cara dëshiroj ti bëjë gjërat tradicionale.”
Më parë Annie kishte ndarë me fansat një foto ku Cara shkruante: “Martohu me mua, Annie Clark”.
Ndërkaq, kur janë parë në aeroport, Annie mbante një unazë fejese në dorën e saj të djathtë.

Advertisement