Beckham u përgjigjet të gjithë kritikëve

Friday, December 5, 2025

David Beckham ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritikuesit që mendojnë se janë prindër më të mirë se ai dhe Victoria Beckham.

Ish-futbollisti anglez ka përdorur llogarinë e tij të Instagramit ditën e hënë, për t’iu drejtuar të gjithë atyre personave që i kritikuan ata, duke thënë se nuk duhet të lejojnë që vajza e tyre Harper të vazhdojë akoma të mbajë biberon.

“Pse njerëzit mendojnë se kanë të drejtë t’i bëjnë kritika një prindi rreth mënyrës se si kujdesen për fëmijët e tyre pa pasur fakte? Të gjithë ata që kanë fëmijë e dinë se kur ata nuk ndihen mirë apo kanë temperaturë të lartë, ti përpiqesh të bësh atë që fëmijëve u duket më e mirë dhe, në këtë rast, është një biberon. Ndaj, ata që kritikojnë të mendohen dy herë para se të flasin për fëmijët e të tjerëve, pasi në fakt ju nuk keni asnjë të drejtë të më kritikoni mua si prind”, shkroi Beckham.

Sipas mediave britanike, Harper duhet të ndalojë së përdoruri biberon në moshën 4-vjeçare pasi kjo gjë mund të sjellë probleme në të folur ose probleme dentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -