E zbulon AI, ja si do të dukej Kurt Cobain sot nëse do të ishte gjallë!

Pothuajse 30 vjet nga vdekja e Kurt Cobain, një imazh i krijuar nga AI (inteligjenca artificiale) është publikuar në internet që tregon se si do të dukej ylli i Nirvana sot nëse do të ishte gjallë. Daily Star publikoi imazhin, i cili u krijua përmes Midjourney.

Advertisement

Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994. Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994.

Edhe sot e kësaj dite, shumë besojnë se ylli i rrokut 27-vjeçar është vrarë. Muzika e tij ndikoi dhe vazhdon të ndikojë në skenën botërore të muzikës rock deri në ditët e sotme.