E turpëruar nga arrestimi

Aktorja amerikane Reese Witherspoon është arrestuar, teksa përpiqej të parandalonte arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili akuzohej për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur të premten në darkë. “Do të dalësh në faqe të parë të gazetës! Nuk mendoj se ti je një polic i vërtetë”,- ka kërcënuar aktorja policin që e arrestoi. Por më pas Reese Witherspoon ka kërkuar falje dhe pranoi se ndihej e turpëruar nga mënyra se si ishte sjellë, pasi kishte pirë një gotë më shumë. “Ishte një situatë e frikshme. Isha e trembur për bashkëshortin, por nuk ka shfajësim për këtë“,- ka thënë ajo.

Advertisement