E trembur për vdekje!

Beyoncè është trembur shumë kur mendoi se kish humbur vathët e smeraldit 80 karatësh që vuri gjatë ceremonisë së betimit të Barack Obama. Kur u kthye në hotel u tmerrua kur vëthët me vlerë 1,8 milion $ ishin zhdukur. “Kur u kthyen në hotel me Jay-Z dhe hapi rrobat ajo nuk po gjente vathët të cilat kushtonin më tepër se një shtëpi luksi. Ajo kontrolloi sërish në panik e sipër të gjithë bagazhet, madje po e ndihmonte edhe një shërbyese”,- ka thënë një burim për amerikanen National Enquirer. Jay-Z që kish dalë nga suita kur u kthye pa që e shoqja e kish kthyer gjithë dhomën përmbys. E pyeti nëse kishte kontrolluar në çantë dhe Beyoncè i ish përgjigjur: “Mendon se jam idiote? Sigurisht që kontrollova në çantë”. “Jay shkoi të kontrollonte sërish me qetësi në çantën e bashkëshortes dhe “voila!” aty ishin vathët. Beyoncè me sa duket ka qenë aq shumë e stresuar sa s’kish parë nga sytë. Më pas ajo i kish dhënë si shpërblim 500$ shërbyeses që e ndihmoi në kërkimin e çmendur, por me sa duket Jay ka pretenduar që të paguhej ai meqë i gjeti vathët”,- ka rrëfyer i njëjti burim.

Advertisement