E Premtja e Zezë, 10 këshilla për blerje online të sigurt

Blerjet online gjithnjë e më shumë po bëhen zakon edhe i konsumatorëve shqiptarë, të cilët përmes lehtësirave që ofron tregtia online, përpiqen të përfitojnë edhe nga uljet e mëdha që kompanitë e ndryshme u bëjnë produkteve të tyre.

Ngjarjet e mëdha si E Premtja e Zezë (23 nëntori i kësaj jave), ofrojnë një mundësi të mirë për t’i sjellë konsumatorët e të gjitha produkteve më pranë metodave të reja të përzgjedhjes së tyre. Edhe pse duhet theksuar se njihen disa praktika të mira të masave mbrojtëse kundër hakerimit të kartave apo llogarive tuaja nga persona të tjerë, të cilat ju lejojnë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme të sigurisë për shkak të sistemeve gjithnjë e më të sofistikuara të sulmeve kompjuterike, në fund të fundit është gjithmonë faktori njerëzor, ai i cili ju mundëson, që vetëm duke marrë disa masa paraprake të thjeshta, të bëni blerje të sigurta në internet.

Advertisement

Ja 10 këshilla të nevojshme që rekomandohen nga ekspertë të Universitetit Politeknik të Milanos për blerje të sigurta:

  1. Bëni blerje online vetëm nga faqe interneti të sigurta dhe të njohura. Verifikoni që detajet e shitësit janë të treguara qartë, ku të përmbajnë identitetin dhe adresën e tij.
  2. Kontrolloni që të tregohen qartë kushtet e shitjes, duke përfshirë informacionin e detajuar në lidhje me metodat dhe kohën e dorëzimit të produkteve, afatet për tërheqje dhe garancinë ligjore.
  3. Asnjëherë mos jepni të dhënat tuaja të identifikimit (p.sh. fjalëkalimin ose PIN-in), ose informacione të tjera financiare, si detajet e kartës së kreditit, përmes e-mail-it ose telefonit.
  4. Mos përdorni fjalëkalime të thjeshta dhe të njëjta për çdo shërbim.
  5. Mbajini pajisjet tuaja personale (PC, smartphone) vazhdimisht të përditësuara dhe të pajisura me zgjidhje specifike të sigurisë si p.sh. me antivirus.
  6. Nëse oferta arrin përmes e-mail-it, mos klikoni në lidhjet në e-mail “të dyshimtë”, në të cilën ju nuk mund të identifikoni dërguesin, në mënyrë që të shmangni mashtrimet e t’i jepni kohë për të vjedhur informacionin konfidencial, ose për të mos u infektuar pajisjet me viruse.
  7. Shkarkoni aplikacionet për blerje online vetëm nga dyqanet zyrtare (dhe mbajini ato të përditësuara).
  8. Gjatë blerjeve në internet mos përdorni një rrjet ëi-fi të hapur, por rrjete të mbrojtura.
  9. Kur bëni blerje të shumëfishta, kontrolloni shpesh lëvizjet e llogarisë suaj bankare.
  10. Për të ruajtur çdo dëmtim, mund të përdorni kartat me parapagesë në të cilat të hidhni vetëm paratë e nevojshme për blerjen që doni të realizoni. /ansa/ATA