E përzë Brad-in nga shtëpia?

Thuhet se faji është i asistentes së skenës së aktorit. Brune, e re dhe shumë e ngjitur me “punën” që në këtë rast quhet Brad Pitt. Angelina Jolie nuk e ka duruar gjithë këtë kujdes "profesional" të Lara Marsden asistente në sheshxhirim. Lajmin e ka bërë publik Hollywood Life sipas së cilës Angelina është tërbuar kur ka marrë vesh se bukuroshja brune e shoqëronte të shoqin edhe jashtë sheshxhirimit të World War Z. Paparazët i kanë fotografuar së bashku edhe jashtë orarit të punës dhe ky mendohet të jetë shkak për vendimin drastik të Jolie. Qarkullojnë fjalë se asistentja ështe thjesht një mbulim, pasi interesi i vërtetë i Brad Pitt është bashkë protagonistja franceze Julia Levy-Boeken. Madje thuhet se rolin në filmin World War Z e ka fituar falë Brad Pitt-it. Kujtojmë se edhe dashuria mes Jolie dhe Pitt ka lindur pikërisht në sheshxhirimin e filmit Mr. & Mrs. Smith dhe tundimet kur je larg shtëpisë janë të mëdha.

Po lajmin nuk e ka besuar fare Daily Mail që ka mundur të fiksojë çiftin teksa darkonin nën shoqërinë e gëzuar të fëmijëve të tyre biologjikë e të adoptuar, në restorantin BENIHADA në King’s Road. Ndoshta çifti nuk po jeton një moment të lumtur dhe kjo mund të shihet edhe në deklaratat e Angelina-s gjatë një interviste për Vanity Fair se nuk po planifikojnë asnjë ceremoni martesore dhe as shtatzani të tjera.

Advertisement

Se çfarë është e vërtetë nga sa më sipër vetëm koha do t'a tregojë.