Burrat e varur financiarisht kërkojnë të dashura. Sipas një studimi të realizuar nga prestigjozja Cornell University, gratë e suksesshme dhe të pasura janë në rrezik të lartë për t’u tradhëtuar. Meshkujt e martuar apo në lidhje fikse me zonja të tilla janë më të predispozuar t’i tradhëtojnë ato. Për meshkujt që janë tërësisht të varur financiarisht nga partneret shanset për t’i tradhëtuar janë 5 herë më të larta se sa tek meshkujt që fitojnë njësoj sa partneret e tyre. Për të ndërtuar këtë raport Christin Munsch (drejtuesi i studimit) ka treguar për një formulë “magjike” që përcakton raportin ideal të rrogave të partnerëve për të siguruar besnikëri të përjetshme. Sipas Munsch burrat do të joshnin më pak femrat e tjera nëse partnerja e tyre fiton rreth 25% më pak.