E ndau nga Brad Pitt, Jennifer Aniston tregon çfarë i tha Angelina Jolies

Jennifer Aniston nuk ka nguruar të tregojë në një intervistë për “Vanity Fair”, fjalët e fundit që i tha Angelina Jolies para se kjo e fundit të lidhej me bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Teksa kujton një nga momentet më të vështira të jetës, Jennifer tha se po xhironte seritë e fundit të “Friends” kur u takua me Angelinan në një park makinash, pak kohë para se filmi “Mr and Mrs Smith” të fillonte xhirimet në vitin 2004.

Advertisement

“U prezantova. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”, tregoi Jennifer.

Ajo pranoi se aso kohe kishte shumë tension në martesën e saj me Brad Pitt, pasi ai nuk ishte dakord që aktorja të xhironte një seri të fundit të komedisë “Friends”. Jennifer shtoi se Brad mungoi kur “Friends” përfundoi xhirimet dhe u organizua një festë mes kolegësh nga seti.

Aktorja pohoi se fillimisht mendoi se ai ishte i zënë me xhirimet e filmit të tij, por më pas kuptoi se po e humbte bashkëshortin përgjithmonë. 50-vjeçarja kujtoi e prekur se jo shumë kohë pasi takoi Angelina Jolien, “ai ishte zhdukur”.

/Opinion.al/