E kishte mbajtur të fshehtë, reperja konfirmon se është bërë nënë për herë të parë

Kishte kohë që kish nisur të përflitej se ajo dhe partneri ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë…

Reperja Iggy Azalea më në fund ka konfirmuar se është bërë nënë, disa javë pasi djali i saj erdhi në jetë. Rrjetet sociale dhe mediat në fakt kanë qenë të mbushura me lajmin se Iggy dhe partneri i saj, reperi Playboi Carti, ishin bërë për herë të parë prindër.

29-vjeçarja vendosi të flasë për këtë vetëm ditën e djeshme, ku shkruajti në Instagram:

Unë kam një djalë. Pritja për momentin e duhur për ta thën diçka të tillë, por ndjeva që sa më shumë kohë të kalojë, aq më në ankth do të ndihesha për të ndarë një lajm kaq të madh me botën. Unë doja që ta mbaj jetën e tij private, por dua ta bëj të qartë që ai nuk është sekret dhe e dua pafund.

Lajmet për shtatzëninë e reperes kanë qarkulluar që në muajin dhjetor, megjithatë ajo asnjëherë nuk i komentoi dhe nuk bëri asgjë publike. Iggy dhe reperi amerikan 23-vjeçar, Playboi Carti, janë bashkë që në vitin 2018. Prej asaj kohe ata jetojnë bashkë dhe tani kanë nisur një familje e vogël.

Çifti njihet për faktin që marrëdhënien e tyre e mbajjnë shumë private. Madje as fejesën e tyre nuk e kanë konfirmuar, pavarësisht se miqtë e tyre konfirmojnë se ka ndodhur. Prandaj edhe lajmi për ardhjen në jetë të djalit u mbajt i fshehtë deri më tani.

Burimi: News31.al