E ke degjuar këngën e re të GIMS dhe Dhurata Dora?

Pritja e fansave mori fund. Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me këngëtarin e mirënjohur ndërkombëtar Maitre Gims është publikuar dhe qenka po aq i bukur sa e prisnim.  Projekti titullohet “Only you” e është shoqëruar nga një videoklip që duhet ta pranojmë se qenka “flakë fare”. Projekti i tyre është xhiruar në Maldives dhe është një këngë ritmike verore e plot ngjyra. Duket se ky bashkëpunim është përqafuar direkt nga fansat pasi ende pa kaluar një orë nga publikimi numëron rreth 100 mijë klikime.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë. Në dhjetor të 2019 ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”. Kjo këngë u prit goxha mirë nga publiku ndonëse është vetëm në versionin audio dhe nuk u shoqërua nga një videoklip zyrtar.

Advertisement