E diela me Vesën

Kjo e diel ishte një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Vesa Luma, e cila prej kohësh kishte lajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehej profesionit të saj si gazetare.
Projekti me të cilin ajo është angazhuar së fundmi ka marrë jetë një ditë më parë në televizionin KTV, “E diela me Vesën”, një program i cili synon “të zhveshë” politikanët, por edhe personazhe të tjera të botës së showbiz-it nga imazhi i profesionit, për t’i sjellë ata në një profil më privat dhe më sportiv.
Por surpriza që e ka lumturuar më shumë këngëtaren kosovare, ka qenë një dhuratë speciale nga i fejuari i saj, Big Basta, i cili, një moment të tillë, sigurisht do ta mendonte me shumë kujdes.
Dhe, me sa duket, ia ka arritur qëllimit ta lumturojë të dashurën e zemrës.
Një buqetë me lule e priste Vesën menjëherë pas programit: “Pas edicionit të parë… dashuria ime e di gjithmonë si të më bëjë të lumtur”,ka shkruar Vesa duke postuar një fotografi në Instagram.
Por më shumë se sa buqeta, surpriza ishte dedikimi i Big Bastës: “Lulet mund të kenë çelur në oborrin tënd dhe unë mund të të dhuroj edhe 1.000 buqeta të tjera, por asnjëra nuk i afrohet bukurisë tënde. Krenar për ty zemër. Të dua shumë”, shkruan pusulla e Big Bastës.

Advertisement