Aktorja britankie dhe lideri i U2 njihen prej shumë kohësh, që kur grupi muzikor nuk ishte ende i famshëm. Gjatë një interviste për OK UK aktorja ka rrëfyer se kur flet më artistin në telefon, për të mësuar si u shkojnë gjërat reciprokisht, ajo mendon “O Zot, ky është Bono i U2”. Bukuroshja ka kujtuar një episode gjatë një nate Halloween-i, kur kish shoqëruar fëmijët në derën shtëpisë së këngëtarit dhe ishte vërtetë shumë e emocionuar që e pa. Veç të tjerash Zeta-Jones ka thënë se gjithnjë ka qenë e apasionuar pas muzikës, por prioriteti i saj ka qenë aktrimi.