E çmendur pas Harry Styles: Këngëtarja bën tatuazh portretin e tij në faqe!

Që fansat bëjnë nga këto veprime kjo nuk është diçka e re, por nga një këngëtare nuk e prisnim. Këngëtarja e njohur, Kelsy Karterka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar edhe veprimin e guximshëm që ka bërë duke gdhendur nje tatoo në faqen e saj fytyrën e këngëtarit të njohur. Reagimet e ndjekësve kanë qenë të ndarë në dy grupe, kishte nga ata që i pëlqeu, ndërkohë që të tjerë e cilësuan si veprim ekstrem. “Uroj të mos jetë i vërtetë, je çmendur”-ishte një ndër komentet poshtë postimit të publikuar nga këngëtarja.Këngëtarja kishte shkruar më herët në profilin e saj në Tëitter se po planifikonte të bënte diçka speciale për ditëlindjen e Harry-t që është më 1 shkurt. “Më në fund e di se çfarë do t’i bëj Harry-t për ditëlindje!”, shkruante Kelsy. “Është viti 2019 dhe Harry Styles është ende njeriu më i bukur”, vijonte këngëtarja e hitit “Catch me if you can”. Ndërkohë që këngëtari nuk ka reaguar ende. Nuk dihet nëse Harry dhe Kelsy janë shokë apo nëse janë takuar ndonjëherë por ky veprim i këngëtares ishte ekstrem dhe patjetër meriton një reagim publik nga këngëtari. 

kelseykarter280119a

Advertisement

/Tring/