“E bëra të famshme me duart e mia…” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

Friday, December 5, 2025

Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm sërish, falë saj. Sipas Iconstyle edhe pse nuk përmendi emra, të gjithë e dinë se po fliste për artisten e njohur Albina Kelmendi.

Teksa ishte e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Elsa u ndal te raporti i vjetër me Albinën, duke e përmendur indirekt, por pa ia thënë emrin.

Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person”.

Në fund, ajo dha një paralajmërim të fshehtë: “Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”.

Deklaratat e Elsës kanë hapur sërish debat në publik, duke rikthyer në vëmendje një nga garat më të komentuara të viteve të fundit.

Elsa Lila dhe Albina Kelmendi ishin në “garë” për fitoren në Festivalin e Këngës në vitin 2022.

Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina të dytin. Megjithatë, votimi i publikut ishte ndryshe. Albina dhe familja e saj përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion. Por jo vetëm kaq, dy këngëtaret njihen prej vitesh.

Në fakt, Elsa Lila dikur ka qenë mentore e Albinës në “The Voice of Albania”. Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Ajo ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Ndaj Elsa Lila thotë: “Për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia…”

Nga ana tjetër, Albina ende s’ka reaguar ndaj deklaratave të Elsës.

Sourceiconstyle
RELATED ARTICLES
- Advertisment -