Dyshohet se është shtatzënë, Miley Cyrus përgjigjet me trendin e momentit…

Pak kohë më parë këngëtarja dhe aktorja e njohur, Miley Cyrus kurorëzoi lidhjen e saj me martesë. Në një ceremoni mjaft sekrete ajo i tha “Po” dashurisë 10-vjeçare me Liam Hemsworth. Menjëherë pas dasmës, në media nisën të qarkullojnë lajme se ceremonia u përshpejtua, pasi këngëtarja është në pritjen e ëmbël. Por me sa duket këto fjalë do të mbeten në kuadër të thashethemeve sepse këngëtarja i ka mohuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter”. Miley ka zgjedhur të bëjë ‘meme’ me vezën që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku thotë se ajo nuk është një e tillë që të mbyllë veshët kur dëgjon njerëzit ta urojnë për shtatzëninë. Këngëtarja ka vendosur në barkun e saj një vezë, e cila nxjerr gjuhën për të treguar se as nuk e ka në plan shtatzëninë.Nga ana tjetër burime të ndryshme për “E News”, kanë treguar se dyshja momentalisht do të fokusohen tek karriera e tyre dhe fëmija është në plan të dytë. /Tring/

Advertisement