Dwayne Johnson ka treguar se do të jetë pjesë e serisë së tetë të “Fast and Furios”. Gjatë konferencës për shtyp, për filmin e tij më të ri “San Andreas”, 43-vjeçari që luan rolin e oficerit Luke Hobbs, ka shuar kuriozitetin e gazetarëve kur është pyetur për një gjë të tillë.
“Po, patjetër që do jem. Ky film nuk do mund të funksionojë pa praninë e Hobbs”, ka thënë Johnson, që është bërë pjesë e “Fast and Furios’ në serinë e tij të pestë. Më parë, edhe Vin Diesel dhe Cody Walker, vëllai i Paul, kanë konfirmuar se do jenë pjesë e serisë së tetë të “Fast and Furios”, ndërsa ende në pikëpyetje është prania e Michelle Rodriguez.
Premiera e serisë së tetë të këtij filmi, pritet që të jepet në prill të 2017-s. “Fast and Furios 7”, në të cilën mori pjesë për herë të fundit Paul Walker, kryeson listën e filmave që kanë arkëtuar fitimet më të mëdha në vitin 2015.