Burime policore zyrtare njoftojnë se si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, kanë gjetur vdekjen shtetasit Arbër dhe Mariglen Bezati, 22 dhe 28 vjec. Sipas burimeve, ata po udhëtonin në makinën e shtetasit Olsi Simsija, i cili humbi kontrollin dhe u përplas me tre trafikndarëse, pranë fshatit të Sukthit. 28 vjecari Mariglen Bezati ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ku fillimisht ndodhej në gjëndje kome, por më pas nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Burimet shtojnë më tej se në vendin e ngjarjes po hetohet për shkaqet e aksidentit, ndonëse mendohet që motivet të kenë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.