Durrës – Vdesin 4 fëmijë nga asfiksimi

Viktimat janë Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka, 11 vjeç, Kasandra Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Xheka, 6 vjeçe. Fëmijët janë gjetur të vdekur nga e ëma në orë 2:30, në mëngjes. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike ata kishin ndezur një qiri, që ka djegur plotësisht një televizor dhe një tavolinë. Viktimat gjendeshin vetëm në shtëpi, teksa e ëma punonte natën në një lokal. Gruaja jetonte vetëm me katër fëmijet në një dhomë pas divorcit me bashkëshortin. Familja është zhvendosur pak vite më parë në Sukth nga Dibra.

Advertisement