Durrës | Sekuestrohet një sasi e madhe droge, arrestohet poseduesi

alt

Policia kufitare bën me dije se sasia e madhe e drogës që po tentohej të trafikohej drejt Italisë u kap gjatë kontrollit të automjeteve në port. Kështu gjatë aksionit u kapën 10 kg e 164 gr lëndë narkotike e llojit heroinë dhe 202 kg e 108 gr lëndë narkotike hashash apo Cannabis Sattiva. Në kuadër të aksionit antidrogë u arrestua 29-vjeçari nga Fushë-Kruja Tushemir Lleshaj. Tushemir Lleshaj kishte fshehur në një vend në pjesën e sipërme të kamionit tip Benz me targa gjermane AAGL7777, 20 pako të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg e 164 gram lëndë narkotike Heroinë dhe 201 pako me peshë 202 kg e 108 gramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa. Lleshaj priste të udhëtonte me një nga tragetet e linjave drejt Portit të Triestes në Itali po ai mbeti në vend, pas zbulimit të ngarkesës. Policia e Durrësit po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Advertisement