Durrës | Rama shpërndan tesera anëtarësimi të PS-së

alt

“Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është angazhimi që ju të bëheni pjesë e kësaj bashkësie ku secili të pranojë të marrë përsipër rolin e vet aty ku e ka, aq sa i takon, për të bërë që të gjithë bashkë si skuadër ne të fitojmë dhe për të bërë që të gjithë sëbashku ne të vendosim një e nga një, gurët e atij muri që duam të ngremë në historinë e re të këtij vendi”, theksoi Rama. Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer batutat ndaj kryeminstrit Berisha teksa i jepte teserën e Partisë një të riu durrsak me të njëjtin emër si shefi i qeverisë. “Sali sot ti bëhesh anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sot ty të jepet mundësia ti japësh emrit tënd lavdinë e humbur”, ironizoi Rama.

Advertisement