Durrës – Rama, do të kërkojmë me forcë largimin e Berishës

Tuesday, December 30, 2025

Kështu ka deklaruar kreu i opozitës, Edi Rama gjatë protestës së zhvilluar dje në qytetin e Durrësit, protestë e cila do të zgjasë një javë në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend. Sipas tij është e papërballueshëm që bizneset e vogla familjare kanosen nga 1 janari nga TVSH dhe tatim fitimi, falimentim i sigurt për shumicën. Punësimi zero, papunësia dhe varfëria do të vazhdojnë të rrite, ndërsa quajti të papërballueshme vizitat në spitale. Rama shtoi se ky pushtet është agresiv dhe e ka kthyer qeverinë e vendit në një regjim për llogari të një familje të familjes së Sali Berishës të rrethuar nga shërbëtorë dhe klientë në një oborr ku lidhen e zgjidhen fijet e interesave ekonomike të vendit. “Pushteti i organizuar kundër lirisë së drejtës së votës. Pushtet që i ndan shqiptarët në tanët dhe të armikut, që me paratë e taksave bën mitingje kundër opozitës” tha Rama. “Ne jemi sot këtu sepse kjo Shqipëri e ndarë në gjuhën e urrejtjes nuk u jep më të moshuarve qetësinë që meritojnë nuk u jep burrave e grave punën që kërkojnë. Votat u numëruan keq dhe shumë keq për llogari të familjes i fshihet syrit të popullit. Ne jemi këtu për një liri që vazhdon për të drejta të barabarta, pa të cilat nuk ka paqe nuk ka zhvillim. Sali Berisha e ka humbur të drejtën për ta qeverisur Shqipërinë jo vetëm sepse ka grabitur votat por sepse ka ndaluar hapjen e kutive të votimit duke shkelur të drejtën e popullit sovran të shoh votën e vet” tha më tej kreu i opozitës. Sipas tij opozita do të kërkojë me forcë në çdo shesh dhe rrugë të Shqipërisë largimin e Berishës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -