Dy të lënduarit janë me inicialet N.H. dhe E.M, përkatësisht 21 dhe 19 vjeç, që të dy banorë të qytetit bregdetar ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Elton Sina, 22 vjeç, lindur në Shijak e banues në Durrës. Po kështu, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, tek pika e hekurit në afërsi të qendrës tregëtare “Galaktik” në Durrës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, i plagosuri me inicialet E.M. është larguar për në banesë, ndërsa ai me inicialet N.H. ndodhet ende i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa materialet proceduriale për veprën penale të vrasjes së cilësuar të mbetur në tentativë, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

Advertisement